Një burrë në Malishevë gjendet i vdekur, pranë trupit një revole

Një person në Malishevë është gjetur i vdekur dhe afër trupit të tij ka qenë një revole. Vdekja e tij po hetohet.

Fsh. Lladroc, Malishevë 16.04.2021-15:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Afër tij është gjetur edhe një pistoletë me një gëzojë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konfirmuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë