Një burrë në Pejë gjendet i vdekur dhe i gjakosur në shtëpinë e tij
Një person në Pejë është gjetur i vdekur dhe i gjakosur në shtëpinë e tij. Rasti është cilësuar ‘hetim i vdekjes’, raporton Mediafokus.info
Rr. Asllan Pushka, Pejë, 23.11.2020-13:55. Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion, thuhet ne raportin e policisë.

