Një burrë në Prizren gjendet pa shenja jete, vdekja cilësohet e dyshimtë
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Prizren, njofton policia.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Njoftimi i policisë:
Prizren, 19.04.2022-NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe mjekësore. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. (foto arkiv)

