Një burrë raporton se që nga fillim i martesës ka pasur dhunë psiqike nga gruaja e tij
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që nga fillimi i martesës, ka pasur dhunë psiqike nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

