Një burrë vdes në ambulancë pasi merr ndihmën mjekësore

Një burrë ka vdekur në ambulancë në Fushë Kosovë pasi ka marr ndihmën mjekësore. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Rr.Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 16.09.2022 – 22:10.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar  pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësor nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.