Një çerek shekull nga fillimi i sulmeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë
Blerim Sherifi
24 Marsi 1999 na përkujton rikthimin e shpresës së popullit tonë, ku pas 78 ditëve e netëve të bombardimeve, erdhi ajo që kishim pritur ndër shekuj LIRIA, e kjo fal ndihmës së aleatit tonë të pazëvendësueshëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe vendeve tjera evropiane si Britania e Madhe, Gjermania, Turqia, Franca, Italia, Shqipëria e shumë vende tjera.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës si një ushtri e drejtë, profesionale dhe çlirimtare e me vlera ndërkombëtare po bënte mrekulli duke i bërë ballë një ushtrie pakrahasimisht të pabarabartë si në personel po ashtu edhe në pajisje dhe makineri siç ishte ushtria dhe policia paramilitare serbe shumëfish më e fuqishme.
Po bëhen plotë 25 vite nga ndërhyrja ushtarake e aleancës më të fuqishme në botë NATO-s kundër regjimit fashist dhe gjenocidal të kryekriminelit dhe egërsirës së quajtur Millosheviç.
Nën udhëheqjen e lidershipit të atëhershëm të shtetit Amerikan nga Presidenti Klinton, sekretarja e shtetit Albright, sekretari gjeneral i NATO-s Solana si dhe komandanti i forcave të përbashkëta të NATOS gjenerali me 4 yje CLARK dhe pas dëshmit të Rambujesë 16-23 shkurt dhe Parisit 15-18 mars, si sot 25 vite më parë saktësisht me 24 mars 1999 në orën 20:00 aleanca e NATO-s udhëhequr nga aleati ynë i përheshëm SHBA filloi kampanjën e bombardimeve me lansimin e raketës së parë Kruz nga Aviano i Italisë mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe duke i dhënë fund regjimit fashist serb mbi Kosovën dhe popullin e saj.
Kampanja e bombardimeve ndaj caqeve Serbe erdhi si rezultat i refuzimit të nënshkrimit të marrëveshjes paqësore së Rambujesë nga pala serbe me çfarë kjo i hapi rrugë shteteve antare të NATO-s udhëhequr nga SHBA të ndërmarrin hapa tjerë ato të bombardimit nga ajri duke i dhënë fund një pushteti kriminal dhe vrasës që qëllim kishte vrasjen, masakrimin, internimin, shfarosjen, dhe dëbimin deri te qytetari i fundit.
Kjo datë bëri histori edhe në vet aleancën e NATO-s ku për herë të parë në historinë e saj 50 vjeçare, pa miratimin e OKB-së, NATO filloi një kampanjë bombardimi duke u thirrur në akt humaniteti pasi ndërhyrja ushtarke e NATO-s kundërshtohej nga vendet permanente antare të KS të OKB-së si Kina dhe Rusia.
NATO, udhëhequr nga SHBA filluan këtë kampanjë pas drejtimit që i bëri kombit Amerikan Presidenti i atëhershëm Bill Clinton, duke u thirrur në atë se ‘’ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të shohim para syve tanë një gjenocid të paparë deri më tani në historinë njerëzore”.
Në Kosovë, 24 marsi ishte ditë po aq sa festë ishte edhe një ditë frike dhe trishtimi ngase duke njohur regjimin serb nuk priteshin ditë e netë të mira prej tyre kur e dinin se fundin e kapitullimit vetëm se kishin afër.
Në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve nga ajri që NATO po i bënte pandërprerë për 78 ditë dhe netë, ushtria kriminale serbe vetëm se kishte intensifikuar dhunën brutale dhe dëbimin e qytetarëve për në Shqipëri dhe Maqedoni.
NATO udhëhequr nga SHBA ishin të palëkundur dhe ishin të vendosur që të mos i ndalin bombardimet e caqeve serbe deri në kapitullimin total të Serbisë dhe pranimit të tërheqjes së trupave serbe nga Kosova duke i hapur rrugë çlrimit të Kosovës.
Dhe pas 78 ditë të sulmeve nga ajri, Serbia nënshkruan marrëveshjen e Kumanovës me 09 qershor 1999 e cila hyri në fuqi me 11 qershor 1999 dhe me këtë NATO suspendoi bombardimet për ti hapur rrugës hyrjes së forcave tokësore trupave paqëruajtëse që quajtur KFOR me dt 12 qershor 1999 të cilët do të ishin përgjegjës për ofrimin e paqes dhe sigurisë përbrenda territorit të Kosovës.
Në Kosovë erdhi liria dhe kjo fal luftës së lavdishme të UÇK-së dhe mbështetjes së palëkundur të SHBA-së ku po në këtë ditë u bë kthesa e madhe historike duke sjellë lot gëzimi të çdo qytetari ku secili kuptoi se luftës dhe derdhjes së gjakut të qytetarëve të pafajshëm i erdhi fundi dhe se ne do të jetojmë të lire e të pavaruar sikur e gjithë bota demokratike.
Andaj ne populli i Kosovës sot e përjetë i jemi falenderues mikut tonë të përheshëm SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë.
Fal mbështetjes së tyre ndaj kauzës sonë të drejtë për liri dhe pavarësi, ne sot kemi shtetin tonë dhe frymojmë e veprojmë të lirë në mendjen dhe jetën tonë.
Zoti e bekfotë mikun tonë dhe aleatin historik Amerikën, Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur.
Qofshim të lirë e të pavarur përjetë!
(Autori është PhD Candidate në Gjuhë Angleze)

