Një çift në Gjakovë kapen në flagrancë duke thyer derën e hyrjes së një banese
Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, ku një çift janë kapur në flagrancë duke thyer derën e hyrjes së një banese, raporton Sinjali.
Për motive akoma të panjohura, burrë e grua po dyshohet se kanë tentuar të futen në banesën e një qytetari – por nuk arritën pasi Policia intervenoi dhe i arrestoi.
Gjatë kontrollit në çantën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavidë, një OC Sprej, një mjet i mprehtë, një çekan dhe prova të tjera.
“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje” – kanë njoftuar edhe nga Policia.


 
 
						 
						