Një delegacion nga Kosova viziton Shtëpinë Muze të Ded Gjo Lulit

Një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, nën shoqërimin e nënkryetarit të komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, sekretares së Sekretariatit për vetëqeverisje lokale, Marina Ujkaj dhe Drejtorit të QKI ,,Malesia’’, Vasel Berishaj, ka vizituar shtëpinë muze të Ded Gjon Lulit në Bardhaj.

Mbas vizitës te shtëpia muze e Ded Gjon Lulit, ata patën takim edhe me përfaqësuesit e shoqërive kulturore-artistike dhe organizatat joqeveritare të Malësisë, me të cilët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme e sidomos në kulturë dhe sport.

Ded Gjon Luli ishte pjesëmarrës i ngjarjeve të hershme që kanë të bëjnë me luftrat për pavarësinë e vendit dhe është një nga luftëtarët më të papajtueshëm ndaj Perandorisë osmane.

Ai bëri maksimumin për ruajtjen e trojeve shqiptare nga orekset e fqinjëve.

Ded Gjo Luli ishte trup vogël por me zemër të madhe dhe shumë trim e i zgjuar./Mediafokus.info