Një ditë pas 8 Marsit, 63-vjeçarja hidhet nga pallati
Një grua e moshës 63-vjeçare është hedhur sot nga pallati ku jetonte. Dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa jetonte e vetme në banesë.
Në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, është vetëhedhur nga lartësia shtetasja T. Ç., 63 vjeçe, e cila jetonte e vetme në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

