Një djalë dhe një vajzë në Gjilan rezultojnë të zhdukur

Një djalë dhe një vajzë në Gjilan, rezultojnë të zhdukur. Rastet janë lajmëruar nga familjarët dhe janë të ndara nga njëri-tjetri. Policia i ka cilësuar rastet ‘person i zhdukur’.

Gjilan, 22.06.2021-12:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e vëllaut të tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet.

Gjilan, 22.06.2021-11:00. Një mashkull kosovar njofton se djali i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.