Një e mitur në Gjilan gjendet pa shenja jete

Një vajzë e mitur në Gjilan është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.

Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Gjilan 22.02.2022 – 22:55.  Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e  ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.