Një farmacist arrestohet për keqpërdirim dhe mashtrim në prokurim publik
Një farmacist në Prishtinë është arrestuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, njofton policia.
Prishtinë 2021 – NN. Me datën 25.10.2021 nga njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në pozitën e drejtorit të kompanisë farmaceutike duke përdorë dokumente të falsifikuara në aktivitetet e prokurimit në disa komuna dhe SHSKUK dyshohet se kishte kryer veprat penale ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik’. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

