Një femër ankohet për sulm seksual, i dyshuari mohon të jetë takuar me të

Një femër në Prishtinë ka raportuar nê polici sulm seksual ndaj saj, por i dyshuari ka mohuar që të jetë takuar me të.

Prokurori i shtetit ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Podujevë 08.12.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe nuk ka pranuar që është takuar me viktimën në intervalin kohor të pretenduar nga viktima. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.