Një femër dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Kamenicës
Një femër në Kamenicë është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit të këtij qyteti. Rasti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’.
Kamenicë 12.12.2020-23:30. Viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete në shtëpinë shëndetit Kamenicë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendë ngjarje kanë dal njësitet përkatëse .Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML obduksion, thuhet në raportin e policisë.

