Një femër detyrohet të përdorë narkotikë
Një femër në Gjakovë ka raportuar në polici se është detyruar nga një mashkull të përdorë substanca narkotike. Rasti është cilësuar ‘intoksimi i personit tjetër me narkotikë’.
Rr. Sylejman Hadum Aga, Gjakovë 13.01.2021 – 19:13. Viktima femër kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, ku sipas saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte detyruar të përdorë substanca narkotike. Viktima është hospitalizuar. Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe një tjetër i dyshuar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, thuhet në raportin e policisë.

