Një femër e rrah babën, e bën për spital

Një femër në Pejë e ka sulmuar dje fizikisht babanë e saj, i cili ka marr tretman mjekësor, njofton policia.

NJOFTIMI

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 07.04.2023 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarës dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Pejës pasi ka probleme shëndetësore.