Një femër në Gjilan arrestohet për sulm fizik ndaj një femre tjetër
Një femër në Gjilan është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për shkak se ka sulmuar fizikisht një femër tjetër.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Rr. Idriz Seferi, Gjilan, 06.04.2022 – 14:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim te prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje. (foto arkiv).

