Një femër në Lipjan ofendohet nga mjeku kujdestar

Një femër në Lipjan ka raportuar se ishte ofenduar nga mjeku kujdestar, ku kishte shkuar për trajtim.

Rasti është cilësuar trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe po hetohet nga policia.

Lipjan 20.12.2022 – 11:35. Ankuesja femër kosovare ka deklaruar se derisa kishte kërkuar tretman mjekësor ishte ofenduar nga mjeku kujdestar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim e policisë.