Një femër në Pejë gjendet pa shenja jete në banesën e saj
Një femër në Pejë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Vdekja e saj po hetohet nga policia, shkruan Mediafokus.info
Pejë, 11.01.2021 – 12:15. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

