Një femër pëson lëndime në vetaksident në Llabjan

Një automjet civil ka përfunduar jashtë rrugës në fshatin Llabjan pasi drejtuesja e tij ka humbur kontrollin mbi makinën.

Drejtuesja e mjetit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Fsh. Llabjan, Novobërdë 15.08.2022-20:20. Ka ndodhë një vetë aksident trafiku me lëndime ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues femër kosovare. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesja e automjetit duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe rrokulliset jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime pëson drejtuesja e automjetit e cila pas ndihmës mjekësore lirohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).