Një femër po trajtohet në spitalin e Mitrovicës, është qëlluar me armë në këmbë
Policia është njoftuar se një femër ndodhet duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës Veriore.
Ajo ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Rr. Filipa Visnjiqa, Mitrovicë Veri 17.02.2023 – 14:20. Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

