Një femër vdes gjatë operacionit në një ordinancë private
Një femër ka ndërruar jetë gjatë operacionit në një ordinancë private në Prizren.
Rasti është hapur si ‘trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’ dhe po hetohet si i tillë, por nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i policisë
Prizren 23.06.2022 – 15:00. Është raportuar se në një ordinancë mjekësore gjatë operacionit ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime. (foto arkiv)

