Një femër vdes në Qendrën e Shëndetit Mendor në Shtime

Një femër ka vdekur në Qendrën e Shëndetit Mendor në Shtime, ku ishte duke u trajtuar. Policia e ka raportuar rastin si ‘hetim mbi vdekjen’.

Shtime  17.11.2020 – 20:02. Është raportuar se një femër kosovare ka vdekur. Ajo ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime. Viktima është dërguar në QMF dhe nga mjekët është konstatuar vdekja. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, thuhet në raportin e policisë.