Një fëmijë me Covid në gjendje të rënduar

Menduam se e kaluan koronavirusin, por ai i rikthua sërish dhe varianti Delta po tregohet shumë më infektues, madje edhe te fëmijët. Në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, aktualisht janë duke u trajtuar tre fëmijë të infektuar me virus.

Zëvendësdrejtoresha e Pediatrisë, Rufadie Maçastena-Maxhuni ka thënë se njëri nga fëmijët është në gjendje më të rënduar dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi.

“Në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar tre fëmijë të infektuar me COVID-19. Mosha e tyre është 14 dhe 15 vjeç”, tha Maçastena-Maxhuni për Telegrafin.

Ajo bëri të ditur se sot njërit prej fëmijëve i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. “Njëri është sot në gjendje pak më të rënduar, dhe po e trajtojmë me oksigjeno-terapi”, tha ajo.

Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se janë 186 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme, prej të cilëve 136 janë me COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara, 117 me oksigjeno-terapi dhe dy në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 95 pacientë të shtrirë, 54 prej tyre Covid-19 pozitivë, 69 me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive – 53 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 39 pacientë, Klinika e Pediatrisë – 3 pacientë.

Në Spitalet e Përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre Covid-19 pozitivë, 40 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit – 18 pacientë, Spitali i Gjakovës – 29, Spitali i Pejës – 14, Spitali i Gjilanit – 19, Spitali i Mitrovicës – 9, Spitali i Vushtrrisë – 2 pacientë.