Një fshat i tërë shembet nga tërmeti
Tërmetet masive që goditën pjesën jugore të Türkiyes më 6 shkurt shkaktuan shkatërrime të mëdha, veçanërisht në një pjesë të provincës Kahramanmaraş, që ishte edhe epiqendra e tërmeteve.
Fshati Ördekdede, afër epiqendrës së njërit prej tërmeteve, u shemb i tëri.
Pothuajse të gjitha shtëpitë njëkatëshe atje u shkatërruan, ndërsa për disa kilometra në afërsi të fshatit vërehen çarjet e tokës.
Güven ishte me fat, pasi në momentin e tërmeteve ndodhej në Gaziantep.
Pasi mbërriti në fshat, ai dhe fqinjët e tij nxorën të afërmit e tij nga rrënojat, ndërsa tani po përpiqen të rindërtojnë fshatin.
“Kanë mbetur vetëm dy-tri shtëpi që qëndrojnë, ndërsa të tjerat janë shkatërruar.
Tërmeti la të vdekur 34 persona dhe 25 të tjerë të lënduar”, tha ai, përcjellë trtballkan.
