Një grua arrestohet për kërcënim ndaj përmbaruesit privat
Një grua në Istog është arrestuar për kanosje ndaj përmbaruesit privat në prani të policëve.
Istog 16.09.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, përmbarues privat, ka informuar se në prezencë të zyrtarëve policorë është kanosur nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

