Një grua arrestohet për trafikim me njerëz
Një grua në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Fushë Kosovë (NN) 06.04.2022 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me dyshimin për kryerjen e veprës penale “trafikim me njerëz”. Me vendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është dërguar në qendrën e paraburgimit për 48 orë.

