Një grua arrestohet për ‘vjedhje grabitqare’

Një grua në Prizren është arrestuar për ‘vjedhje grabitqare’ pasi ajo, nën kërcënimin e pistoletës lodër, ka kërkuar para në një barnatore.

Lagjja Arbana, Prizren 16.11.2020 – 19:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nën kërcënimin e pistoletës (së plastikës) ka kërkuar para nga një punëtore të një barnatoreje. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar pistoletën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara dërgohet në mbajte, thuhet në raportin e policisë.