Një grua burrnore u vra nga një ,,burrë”

Nedihe Gashi Fejzullahu 

Nuk e kam menduar që kështu do të shkruaj përkujtimin për ty e nderuar arsimtare Sadije Miftari.

E kush do ta paramendonte që do të kishe një vdekje të tillë.

Sot jam më shumë se e pikëlluar nga humbja jote. Sot ndiej trishtim!

Në fshatin tim, aty ku jepje mësim, prindërit e femijëve që ti i mësoje, të quanin burrnore.

Është grua me tipare burri, thoshin për lavdërim.

Të gjitha gratë e fshatit do të donin ta kishin atë epitet që mbaje ti.

Sepse të thirrej një grua me epitet burri, ishte dhe mbetet një mundësi e rrallë, sepse si duket Zoti paska krijuar mashkullin për t’u krahasuar.

Edhe ne nxënëset tua të njoma në atë kohë, donim të ishim si ti. Për ne ishe një grua shembull.

Do të bëhemi kështu si mësuesja Sadije, vajza dhe gra burrnore.

E ku dinim ne se çka ishin burrat a burrnia, veç se e dinim që kur një grua ishte e mirë shumë, patjeter duhej te ishte nje lloj burri.

Por, nje gje e harronim gjithmone se gruaja eshte shume e brishte per te qene mjaftueshem burre, se ,,burrat” nuk jane per krahasim, por jane te pakrahasueshem.

Shtrenjte e paguajte burrnine, shume shtrenjte e dashur arsimtare.

Sa here te permendet burrnia e femres, ka me me ra ndermend brishtesia jote.