Një grua gjendet e vdekur në liqenin e Badovcit
Trupi i një gruaje është gjetur në liqenin e Badovcit. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Liqeni i Badovcit, Prishtinë, 08.11.2021 – 13:48. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në liqe kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësia përkatëse ka nxjerr trupin e pa jetë nga uji. Në bazë të identifikimit të kryer është konstatuar se trupi i pa jetë është i një femre kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftim.

