Një grua gjendet e vdekur në lumë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd.
Mësohet se në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja Nexhmije Hasani, rreth 48 vjeçe.
Nga informacionet e deritanishme ka dyshime se gruaja mund të jetë vetëmbytur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja Nexhmije Hasani rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
(Foto: arkiv)

