Një grua gjendet pa shenja jete, dyshohet se është hedhur nga shkallët e ndërtesës

Një grua në Malishevë është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se është hedhur nga shkallët e ndërtesës. Rasti po hetohet nga policia.

Rr. Skënderbeu, Malishevë 02.07.2021 ─ 09:00.  Viktima femër  kosovare është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)