Një grua hyn në korsinë e kundërt, 5 të lënduar
Raportohet se jë aksident i rëndë trafiku ndodhi të premten pasdite në tunelin Balmenrain në Eschenbach, St. Gallen, në autostradën A15, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se një shofere 80-vjeçare humbi kontrollin e automjetit dhe kaloi në korsinë përballë, duke u përplasur me disa makina.
Si pasojë, pesë persona u lënduan, ndër të cilët një grua 56-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.
Për shkak të aksidentit, autostrada A15 u mbyll në të dyja drejtimet, ndërsa autoritetet e trafikut po punojnë për pastrimin e zonës dhe hetimin e shkakut të aksidentit.
Për më shumë detaje – https://www.20min.ch/story/balmenraintunnel-a15-frau-80-geraet-auf-gegenspur-und-verursacht-massenkarambolage-103439535

