Një grua në Deçan dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një grua dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Ajo është dërguar pa shenja jete në QKMF në Deçan.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Deçan 07.08.2023 – 04:00. Nga QKMF është informuar se nga familjar është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Viktima dyshohet se në rrethana të panjohura ka kryer aktin e vetëvrasjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.