Një grua në Gjilan arrestohet për dhunë ndaj burrit
Një grua në Gjilan është arrestuar nën dyshimin për ‘dhunë në familje’ pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton policia.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Gjilan, 06.11.2021 -23:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

