Një grua në Gjilan arrestohet për sulm ndaj vjehrrës
Një grua në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje, pasi ka sulmuar vjehrrën pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin, njofton policia e Kosovës.
Gjilan 02.01.2022 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

