Një grua në Obiliq gjendet pa shenja jete në banesën e saj

Një grua në Obiliq gjendet pa shenja jete në banesën e saj. Trupi i të ndjeres është dërguar për obduksion dhe vdekja po hetohet nga policia. 

Obiliq 17.12.2020-08:55. Është raportuar se viktima femër kosovare në banesën e saj është gjete pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.