Një grua në Rahovec rrëzohet nga lartësia dhe humb jetën
Një rast tragjik ka ndodhur në Rahovec, ku një grua ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka humbur jetën
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.
“Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – ka njoftuar Policia.

