Një grua nga Presheva me COVID-19 vdes në Gjilan

Një grua nga Presheva e prekur me COVID-19 ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjilanit.

Njoftimin e kanë dhënë të afërm të saj, duke thënë se gruaja e moshës 84-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjilanit, ku ishte dërguar për trajtim nga Covid-19.

Përndryshe, sipas raportit të autoriteteve kosovare të Shëndetësisë, në SP të Gjilanit, janë të shtrirë 80 pacientë nga ky regjion dhe këtu ka raste edhe nga Lugina.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë sot thirrje qeverisë së vendit që të merret më seriozisht me pandeminë, sepse shifrat kanë shënuar rritje të ndjeshme. /Mediafokus.info