Një grua vdes në aksident mes dy veturave, arrestohet një shtetas i huaj
Një aksident trafiku në Radavc të Pejës, ka qenë fatal për një grua, derisa 7 persona tjerë kanë marrë lëndime. Një drejtues automjeti, shtetas i huaj, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Fsh. Radavc, Pejë, 29.08.2021 – 08:35. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

