Një grua vdes në avion
Një pasagjere ka ndërruar jetë në aeroplanin e linjës “United Airlines”.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se avioni ku humbi jetën pasagjerja ishte nisur nga SHBA-të me destinacion Britaninë e Madhe.
Vdekja e gruas, identiteti i të cilës nuk është bërë me dije ka tmerruar pasagjerët.
Dyshohet se viktima ka pësuar atak kardiak.
Ndërsa mjekët që mbërritën në aeroportin e Heathrow, ku u ul avioni konfirmuan vdekjen e pasagjeres, pasi sipas tyre zemra e viktimës kishte kohë që kishte ndaluar së rrahuri./DailyMail

