Një gruaje në aeroport i amputohet këmba, i ngeli në shkallë

“Në emër të aeroportit ndërkombëtar ‘Don Mueang’, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella në lidhje me aksidentin”, tha drejtori i aeroportit, Karun Thanakuljeerapat, në një konferencë shtypi.

“Unë do të doja të insistoja se ne do të sigurojmë që asnjë aksident i tillë të mos ndodhë përsëri.”

Ai tha se aeroporti do të ishte plotësisht përgjegjës për shpenzimet mjekësore të gruas dhe do të ishte i hapur për negociata në lidhje me kompensimet e tjera.

Ekipi mjekësor në spital e informoi Karunin se nuk mund t’ia vendosnin përsëri këmbën, por viktima kishte kërkuar që të transferohej në një spital tjetër për të vlerësuar mundësinë, tha ai.

Imazhet e shpërndara në internet treguan pjesën e poshtme të këmbës së gruas të bllokuar nën rripin në fund të vendkalimit, ndërsa ajo ndihmohej nga stafi i aeroportit.

Karun tha se vendkalimet në aeroport kontrolloheshin çdo ditë, me një inspektim shtesë mujor. Ai tha se vendkalimi ishte mbyllur dhe një ekip inxhinierësh po e inspektonin atë për të përcaktuar shkakun e incidentit.