Një histori interesante për Emin Doden

Një histori interesante për Emin Doden

(Tregimi asht i shkrum ashtu qysh asht i kallxum, pa e ndrru asnji fjalë apo shprehje)

Shkruan: Muhamed Sadriu  

Emini ishte një burrë nga fshati Svircë, fshat që shk*et e morën me dhunë nga shiptarët dhe e lanë jashtë kufijve etnikë. Emini ishte shumë i pashëm (i bukur) si burrë dhe shpesh nëpër neja të kohës kur kishte tubime të ndryshme, për të bërë hajgare, vishej me tesha të grave.

Ishte aq i hjeshum sa që nuk mujshe me njoft që asht burrë (mashkull). Emini, si i ri, kish pas shku me punu në shk*ni. Me punu nershum e më fitu për një jetës ma të mirë, po ia kishte pa sherrin hijeshisë që ja kishte dhanë i lumi Zot. Shk*et e asaj kohe – derzhava e krajlit e kishin mshel në burg dhe kishin marr vendim me pushkatu bash për hijeshinë e tij.

E kishin mbajt në burg për 45 ditë, pa hangër e pa pi, e kishin sjell në teh t’dekes e kishin maltretu e çka nuk i kishin ba, kishe Emini po jav mashtron gratë-femnat, dishka që nuk u kanë hiç e vërtet sepse Emini u kanë burrë i nershum dhe atje kish shku veç me punu e me fitu dinarin me njersë e hallall, por xhelozia e shk*eve për hijeshinë e tij i kish qorru, jo veq katunart’ shk*e po edhe derzhavën.

Masi e kishin burgos, e kishin vendos me çu n’katun t’vetin edhe me pushkatu para katunarve t’tij, me jav dhanë ni msim edhe katunarve ‘shka munet krajli e derzhava me ju ba’.  Eminin e kishin pas shti n’burg bashkë me nji katunar të t’vetin. Gjatë udhes për n’Svircë ishin të përcjellun dhe nën rujtjen e dy xhanarëve shk*e. Tu shku udhës afër një çeshmeje ishin dy shk*na tu marr ujë edhe xhanart’ habiten tu i kshyrë. Emini me shokin e ti kadal-kadal ju shmangen edhe ikën, tu hi me ni arë me kallamoq. Mezi ecnin, të lodht’ e të raskapit, tu ik dalin skaj ni udhe, udhë që ishte bajagi e rrehtë e e frekventume. Eminit ja pret menja se tash xhanrt’ kanë dal mi lyp, edhe ashtu ndodhi, mas pak minutave, xhanart kapercejnë aty pari. Emini me shokin e tina menzi që mshefen në një llogom n’skej t’udhës. Masi pshtojnë pi xhanarve shk*e nisen për ne Svircë që nuk ishtë ma shumë se dy sahat udhë pi atyhit ku kishin pshtu pi xhanrve, mirëpo për shkak të gjendjes tyne pa bukë e pa ujë, ata i kishin ba udhë teri n’katun, pi akshamit e deri pak para sabahit.

Kur mrrin në ship, Emini ju bjen dyrve, ni za i burrit pi mrenit e vet “kush asht”, Emini ja kthen “Emini jam, çelne deren”, zani pi mrenit i thotë; “çfarë Emini bre, a shka asht kjo hajgare, Eminin e kanë mshel haps edhe na ka ardh haberi që e kanë pushkatu”!  Emini apet i thotë; “more çele deren se Emini vet jam, ju kam ik shk*eve- xhanarve pi burgit”. 

Mas kti muhabeti kur çelet dera e i del Emini përpara e kuptojne që pernime Emini koka gjallë e i thojnë; “shko në filan venin mshefu se xhanart’ nuk vanojnë e vinë met lyp, na ta bimi ajqe buken e t’rujmë se në shpi nuk asht mirë me nejt”. Edhe pernime ashtu edhe bani vaki, mas pak dakikav vijnë xhanart’ me lyp, i vesin kta t’shpisë; “ku asht Emini, ku e keni mshef, thuni ne t’del”, po kta jav kthejnë xhanrve; “Eminin e keni ju edhe neve na kanë thanë që e keni pushkatu, na nuk dime sen për te, na kujtum që ju keni ardh me na kallxu shka u ba me te e jo me na vet neve ku asht”. Kshtu xhanart largohen, po tu u largu, njani pi tyne kthehet edhe ju thotë; “thuni Eminit net mshefet se nuk shkon larg e krajli ka me ra, masanej nuk e lyp ma kurkush” edhe largohet. Edhe nime qashtu bahet.

Emini shkon për një kohë te motra e vet. Ata e kishin pas pre një ka edhe pasi ata e marrin vesh gjendjen e tij që për 45 ditë shk*et n’burg si kanë dhanë kurgja as me hanger as me pi mikut tyne, ja lan me hanger mish atij, kallxojke vet Emini; “e kam hanger kejt kaun, po masi e kam bitis um mushet menja që edhe gurin me pas shtrydh kish qit ujë, qaq shumë u forcova”. Mas ni kohe, Emini kthehet n’shpi t’vet edhe e vet nanen e vet; “nanë ku ma ke lan pushken?”, nana e tij, tu e njoft djalin e vet, nuk ja kallxon venin ku e kanë mshef pushken edhe nuk ja jep edhe pse Emini kambngul. Masi nana nuk ja jep pushken edhe nuk i kallxon ku e ka mshef, Emini ja nis me lyp, nuk len ven pa e lyp.

Ni dite del n’mal ngat shpise edhe e shef ni cung bajagi t’madh, ni far zgavre n’cung, menon me vete ta lypi edhe qetu, edhe pernime qaty ja kishin mshef pushken. Emini e mer pushken, e puthë tri herë, e pastron edhe e rregullon mirë edhe kallxojke vet; “si e kam mar pushken n’dorë e kam puth tri herë edhe kam ba be që shkavit kurr pushken nuk kam me ja nal”. Edhe nime kurr nuk ja ka nal derzhaves edhe shk*eve pushken. Emini e ka  pas ni zanat interesant, kurr pi gojes tina s’ka dal fjala që e kam vra naj shk@ a naj xhanar, e ka pas zanat me thanë:”e pash njanin, veç e paloj ni shk* te ara, e pash njanin tu e palu ni xhanar, e pash njanin veq kur e ka palu ni shk* ktu a atje”, kshtu i kllxojke Emini t’pamet e tij.

Ky ven ka pas gjithmon burra që kurr shk*vit nuk ja kan nal pushken edhe shyqyr që ka pas se ku me ditë ku ishum na tash….ky eshte tregimi për Emin Doden pi Svircës, ashtu qysh e ka ni prej gojes Eminit, pa ndermejtsues edhe pa asni shtes apo zbukurim.

Ulqin, maj 2025

 

(Shënim: Ky rrëfim, i pasqyruar nga Muhamed Sadriu – arkitekt i njohur kosovar, publikohet pa ndërhyrje)