Një i burgosur në Dubravë gjendet pa shenja jete
Një i burgosur është gjetur pa shenja jete në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Rasti po hetohet nga policia.
Qendra Korrektuese, Dubravë 25.11.2022 – 11:30. Raportohet se brenda në hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Viktima ka qenë në vuajtje të dënimit. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

