Një i burgosur vdes në Spitalin e Gjilanit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i burgosuri në burgun në Novobërdë për arsye shëndetësore është transportuar dje në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor, ku më pas ka ndërruar jetë.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” , thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

