Një i dyshuar në Ranillug arrestohet për trafikim me njerëz

Një i dyshuar është arrestuar nga policia në fshatin Domorovc të komunës së Ranillugut, rajoni i Gjilanit pasi dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar një shtetase të Serbisë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar ‘trafikim me njerëz’.

Fsh. Domorovc, Gjilan 26.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime. (foto ilustrim)