Një i mitur arrestohet për dhunimin e një fëmije
Një i mitur është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për dhunimin e një vajze të moshës jomadhore, e cila ishte raportuar e zhdukur.
Lipjan 07.03.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi në banesën e tij është gjetur viktima fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

