Një i mitur gjendet pa shenja jete nga vëllai i tij
Një i mitur është gjetur pa shenja nga vëllai i tij në Vushtrri.
Rasti po hetohet nga policia si vdekje e dyshuar.
Vushtrri 21.05.2022-14:12. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain – viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

