Një i panjohur tentoi t`i rrëmbejë dy meshkuj në Podujevë

Një person i panjohur ka tentuar t`i rrëmbejë dy meshkuj në Podujevë, njofton policia e Kosovës. Rasti është cilësuar nga policia si tentim rrëmbimi.

Podujevë 01.11.2020 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i dyshuar dhe i panjohur me një veturë, ka tentuar të rrëmbejë dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, thuhet në raportin e policisë.