Një i ri e humb betejën me COVID-19 në Kosovë

Në raportin e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të shtunën betejën me COVI9-19 e kanë humbur tetë kosovarë, në mesin e të cilëve një i ri i grupmoshës 20-29 vjeç, raporton Mediafokus.info.

Ministria ka njoftuar se nga grupmosha 80+ janë tri viktima, ndërsa katër viktima nga 60-69.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.279 raste të reja pozitive në Kosovë./mediafokus.info/